Talenti i ri i Real Madridit: Karim Benzema është lojtari më i mirë në botë

Futboll

Talenti i ri i Real Madridit: Karim Benzema është lojtari më i mirë në botë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 23:03
Talenti i ri i Real Madridit: Karim Benzema është lojtari më i mirë në botë

Rodrygo Goes ka thënë se Karim Benzema është lojtari më i mirë në botë.

Futbollisti i Real Madridit së fundmi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të “FIFA-s”, aty ku ka folur edhe për Benzeman.

“Benzema është lojtari më i mirë në botë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai po kalon një sezon të pabesueshëm, ai kishte një sezon të pabesueshëm vitin e kaluar dhe ka pasur disa sezone të pabesueshme në karrierën e tij” – tha fillimisht ai.

Sulmuesi brazilian gjithashtu tha se për të është nder që luan me Benzeman, duke shtuar se francezi ka një aftësi të shkëlqyeshme për të përfunduar aksionet me gol.

“Të luash përkrah tij është një nder i madh. Më pëlqen shumë që mund ta furnizoj me topa, pasi i përfundon në mënyrë të shkëlqyeshme. Ai është gjithashtu një djalë shumë i mire” – ka deklaruar 20-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat