Në fund të sezonit Gigi Buffon do të vendosë nëse do të rinovojë lidhjen e tij me Juventusin për një vit.
Apo ai do të përpiqet të përfundojë karrierën e tij të lavdishme në një klub tjetër si titullar siç bëri Casillas më parë.
Është një mundësi konkrete sepse Buffon ende ndihet shumë konkurrues dhe sepse dëshira për të luajtur është e madhe pavarësisht se është i vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që ai aktualisht mban në zhveshtoret e Andrea Pirlo.
Ai nuk e ka vendosur akoma, do ta bëjë në fund të kampionatit, ndoshta pasi të ketë biseduar me presidentin Agnell, raporton La Gazzetta dello Sport.