Java e 26-të në elitën e futbollit të Kosovës starton sot me dy ndeshje shumë interesante.
Por padyshim takimi më interesant pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të jetë nikoqir i Drenicës.
Gjilanasit në këtë takim vijnë pas barazimit në udhëtim te Ballkani 0-0, derisa Drenica gjithashtu nuk ka fituar takimin e fundit pasi ka luajtur baras 1-1 me Arbërinë.
Dy skuadrat këtë edicion janë përballur dy herë, ku bilanc të 100 për qind të fitoreve ka Drita.
Bardhekaltërtit kanë fituar 4-1 në Gjilan, derisa 0-3 në Skënderaj.
Selim Isufi është gjyqtari kryesor i kësaj sfide së bashku me asistentët Lumturije Muhadri dhe Gzim Mehmeti.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Brestovik të Pejës.
Besa që është e fundit në tabelë është nikoqir i Feronikeli, me skuadrën nga Drenasi që kërkon vazhdimësi të fitoreve.
Pejanët në këtë takim futën si gjithmonë për të shkaktuar befasi, derisa Nikli kërkon tri pikët e qetësisë.