Manchester City drejt titullit kampion

Futboll

Manchester City drejt titullit kampion

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:10
Manchester City vrapon drejt titullit kampion

E shtuna në ekranin e Supersport do të vijë me një sërë ndeshjesh interesante, duke startuar që në orën 13:30 me çerekfinalen e parë të FA Cup, Bournemouth-Southampton, për të vijuar më pas me sfidën tjetër Everton-Manchester City.

Një përballje mjaft interesante mes dy trajnerëve që kanë fituar vërtetë shumë gjatë dekadës së kaluar, por që gjatë këtij sezoni në Premier League luajnë për objektiva të ndryshme.

Manchester City vrapon drejt titullit kampion dhe po bën mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Evertoni synon një vend në zonën Champions dhe natyrisht një trofe si FA Cup do ta bënte edhe më të bukur sezonin.

Do të vijnë në ekranin e Eurosport 2 në kanalin numër 99 në Digitalb edhe dy sfida mjaft interesante të kampionatit gjerman si Bayern Munich – Stuttgart në orën 15:30 dhe Schalke 04 – Borussia Monchengladbach në orën 18:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat