Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka publikuar listën e re të klubeve që janë paraqitur në arenën ndërkombëtare.
Kampionia aktuale, Drita vazhdon të mbetet skuadra më e mirë kosovare, sipas UEFA-s.
Pas kalimit të dy fazave në Ligën e Evropës dhe kualifikimit në raundin e tretë të evenimentit në fjalë “Intelektualët” renditen në pozitën e 296 me 3500 pikë.
Klubi më i trofeshëm në Kosovë, FC Prishtina është e dyta në listë sa i përket skuadrave të Kosovës me 2250 pikë në pozitën e 356.
Ndërsa klubi më i suksesshëm shqiptar vazhdon të jetë Shkëndija e Tetovës me 9000 pikë duke u renditur në pozitën e 133.