Neymar do të luaj përsëri me Lionel Messin, jo tek skuadra franceze Paris Saint-Germain por tek Barcelona, ka treguar ish agjenti i yllit brazilian, ku edhe shprehu përkrahje drejt presidentin Joan Laporta që ta bëj të mundur një ribashkim të Neymar e Messit.
“Unë isha në Barcelonë për 10-të vite, e di çdo cep të qytetit. Do të isha tejet i lumtur ta shihja Neymar të kalonte tek Barcelona” tha ish agjenti i Neymar për “El Litoral”.
“Para dy vitesh, Neymar më ka pyetur personalisht rreth mundësisë që të rikthehet në Barcelonë. Ne u munduam shumë, dhe ishim shumë afër që ta bënim të mundur largimin nga Parisi. Por për shkak të disa detajeve, nuk ndodhi”, shtoi ai.
Në fund, ai u pyet nëse do të kemi një ribashkim të dy yjeve, ku e la të hapur mundësinë që ai do të largohet nga PSG.
“Neymar gjithmonë e ka derën e hapur tek Barcelona, të gjithë fansat e tij e dinë që ai ka bërë një gabim, ku edhe vetë ai e ka vërejtur pas ca kohësh. Laporta është i vetmi që mund t’i bashkoj ata dy përsëri. Messi nuk do të largohet nga Barcelona, ai ka vendosur që historia e tij është në Barcelonë, dhe jam shumë i qartë për atë gjë. Neymar do të luaj së bashku me Messin përsëri, por në Barcelonë”, tha ish agjenti i yllit brazilian.
Ka kohë që spekulohet që dyshja do të ribashkohen, pasi që Messi do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe nuk dihet ende se a do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou”.
Në anën tjetër, për Neymar po flitet se ai është i gatshëm që t’i besoj të ardhmen e tij PSG-së, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.