Besa – Feronikeli është një nga dy ndeshjet hapëse të xhiros së 26-të në elitën e futbollit.
Pejanët të dorëzuar për mbetje në elitë vetëm një vit pasi u inkuadruan kanë synim të shkaktojnë befasi ndaj Feronikelit.
“Industrialistët” që së fundmi janë eliminuar nga Kupa e Kosovës (nga Prishtina pas penalltive) duan të grumbullojnë sa më shumë pikë në kampionat.
Stadiumi në Brestovik të Pejës do të jetë vendtakimi i dy skuadrave.
Besa në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara ka ecuri aspak të mirë, duke pësuar pesë humbje.
Skuadra e drejtuar nga trajneri shqiptar, Klodian Duro përfshirë ndeshjen e Kupës, ka regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim në pesë ballafaqimet e fundit të luajtura, shkruan Zëri.
Ish-kampionët e vendit, Feronikeli në takimet e ndërsjella kundër Besës së Leotrim Krasniqit ka katër fitore, teksa vetëm një herë janë ndarë në paqe në pesë sfidat e fundit.