Golat e Robert Lewandowskit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Bayern Munich.
Për ndeshjen e vlefshme për titullin kampion kundër Leipzig, sidoqoftë, polaku mund të mungojë sepse ai duhet të jetë në karantinë.
Lewa ka dy gjëra që e bëjnë atë kaq të veçantë: së pari, shënon një numër të pabesueshëm golash dhe së dyti, ai nuk është pothuajse kurrë jashtë fushe.
Bomberi gjithashtu mund të jetë i dobishëm në mbylljen e çështjes së titullit që Bayerni kërkon ta fitojë sërish këtë vit. Por, në këtë sezon gara për titullin ka qenë jo e lehtë ndaj një skuadre si Leipzig.
Më 3 prill, do të ketë një përballje midis dy ekipeve kryesore, por Lewandowski nga të gjithë lojtarët e mundshëm mund të qëndrojë jashtë.
Bayerni pa Lewandowskin kundër Leipzig? Skenari i tmerrit mund të ndodhë me të vërtetë: Sulmuesi është pjesë e ekipit kombëtar polak për ndeshjet me Poloninë nga 25 deri më 31 mars. Polonia do të luajë tri ndeshje: kundër Hungarisë, Andorrës dhe Anglisë. Ndeshja në Londër në veçanti paraqet një dilemë për Lewandowskin.
Rregulla strikte zbatohen për ata që udhëtojnë në Gjermani nga Britania e Madhe për të parandaluar përhapjen e mutacionit të ri të COVID-19 i cili ka hyrë në Evropë.
Për këtë arsye lojtarit do t’i duhet të qëndrojë i izoluar pasi të kthehet në Mynih, çka do të thoshte një mungesë të rëndësishme për kampionët e Gjermanisë që në ndeshjen me Leipzig do të luajnë për gjithçka.
Numri 9 i bavarezëve ka shënuar deri tani 32 gola në kampionat në 25 javë të luajtura.
Ky numër i madh golash tregon edhe rëndësinë që ka Lewa për skuadrën e Hansi Flickut e cila në sezonin e kaluar fitoi gjithçka falë kontributit që 32-vjeçarit.
Edhe në këtë sezon ai po kërkon të jetë po kaq i rëndësishëm me fanellën e klubit më të titulluar në Gjermani. Lewa është Bayerni dhe Bayerni është Lewa, të paktën në këtë sezon.