Ditën e nesërme do të luhet ndeshja e fundit në kampionatin skocez, ku Rangers që është shpallur kampion edhe matematikisht, luan derbin me Celticun.
Këta të fundit pas 10 viteve dominim, janë rrëzuar këtë sezon, me titullin që do të shkojë tek rivalët e tyre të përjetshëm.
Siç ndodh gjithmonë, në respekt të ekipit kampion, skuadra kundërshtare duhet të bëjë një korridor nderi. Megjithatë kjo nuk do të ndodhë ditën e nesërme.
Te Celticu kanë vendosur që të mos bëjnë korridor nderi për Rangers, për shkak të rivalitetit të ashpër mes tyre.
Disa prej lojtarëve të Celticut ishin kundër kësaj, pasi kërkonin të nderonin kundërshtarin, ndryshe nga pjesa tjetër.