Drejtori i Interit, Beppe Marotta është lëshuar nga spitali pas 10 ditësh trajtimi për COVID-19.
Ish-shefi i Sampdoria dhe Juventus do të jetë në shtëpi për ditëlindjen e tij të 64-të javën e ardhshme..
Raportimet nga Gazzetta dello Sport dhe Sport Mediaset pretendojnë se Marotta është lëshuar nga spitali Humanitas në Rozzano pas një përmirësimi në gjendjen e tij.
Ai kishte qenë në klinikë për vëzhgim dhe trajtim që nga 11 Marsi.
Interi është në mes të një shpërthimi të COVID-19, i cili ka prekur Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino.
Kjo bëri që ndeshja e planifikuar e mbrëmjes së sotme në Serie A kundër Sassuolo të shtyhet.