Real Sociedad do të pres Barcelonën në Anoeta Stadium për xhiron ë 28-të në La Liga, shkruan lajmi.net.
Dikur njihej si ‘makthi’ i Blaugranëve apo ‘macja e zezë’, stadimi Anoeta, mirëpo Barcelona është këndellur nga humbjet e njëpasnjëshme aty
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Barcelona ka rikthyer gjithë vëmendjen e tyre në La Liga dhe synojnë që me këtë ndeshje t’i afrohen kreut.
Lista e lojtarëve të Barcelonës:
Gerard Pique, Sergi Roberto përkundër faktit që janë stërvitur me skuadrën, nuk janë të gatshëm për këtë ndeshje.
Në anën tjetër, Philippe Coutinho dhe Ansu Fati vazhdojnë të jenë të lënduar.
