Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, dështon si vendas duke barazuar me rezultat 1:1 me Drenicën nga Skenderaj.
Në minutën e 29-të, Bujar Shabani godet nga distanca dhe realizon për epërsinë e Dritës.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Baton Zabërgja barazon rezultatin 1:1.
Pas javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës, Drita kryeson me 55 pikë dhe Drenica është në pozitën e nëntë me 27 sosh.