Jose Mourinho thuhet se do të shkarkohet nga Tottenham nëse nuk e realizon qëllimin përfundimtar që ende mund të shpëtojë punën e tij.
Trajneri portugez është nën një presion të madhë pasi skuadra e tij Spurs, u eliminua nga Europa League të enjten, pavarësisht se pati epërsinë 2-0 nga ndeshja e parë.
Një humbje poshtëruese 3-0 nga Dinamo Zagreb, shtoi edhe më shumë presionin ndaj Mourinho.
Ai ndërpreu një rrugë potenciale për kualifikimin në Ligën e Kampionëve për Spurs në 2021/22. Dhe pozicionimi në katër të parët në Premier League, duket si rruga e vetme për teknikun portugez që të shpëtoj nga shkarkimi.
Klubi i Londrës veriore, aktualisht është i teti në tabelë me 45 pikë me 10 ndeshje për tu luajtur. Por vendi i katërt nuk është plotësisht jashtë arritjes.
Nëse Spurs përfundon i pesti ose më poshtë në tabelë në fund të këtij sezoni, atëherë është fundi për Special One.
Julian Nagelsmann, bosi 33-vjeçar i RB Leipzig, thuhet se është opsioni i parë i Daniel Levy dhe nëse Mourinho dështon në shënjestrën e tij të mbetur, atëherë pritet që për sezonin e ardhshëm Spurs të menaxhohen nga një trajner tjetër.