Shkëndija nga Tetova, si uragan, me lojë dhe me gola e turpëron Vardarin e Shkupit, duke e mposhtur me rezultat 6:1 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Vardari pësoi debakël të vërtetë dhe është me fat që nuk pësuan edhe më shumë gola.
Djelmoshat e trajneri Ernest Gjoka, dhuruan lojë të bukur dhe festival golash, ndërsa Vardari kokulur lëshuan fushën duke pësuar humbjen me të rëndë.
Për Shkëndijen shënuan futbollistët Florent Ramadani (27'), Besart Ibraimi (34' e 49'), Luççe Doriev (55'), Rubin Hebaj (69'), Dashmir Elezi (90’) dhe për Vardarin Martin Mirchevski (11’).
Shkëndija kryeson me 53 pikë, ndërsa Vardari bie në zonën e kuqe, aty ku mund të bie edhe nga liga, në vend të nëntë me 27 pikë të mbledhura.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Vardari-Shkëndija 1:6
Sileksi-Shkupi 1:3
Renova-Makedonija GP 1:2
Bellasica-Rabotniçki 1:0
Akademija Pandev - Struga Trim & Lum 1:0
Tabela
1. Shkendija 24 15 8 1 47:14 53
2. Shkupi 24 13 7 4 35:20 46
3. Makedonija GP 24 12 5 7 36:31 41
4. Struga Trim & Lum 24 8 10 6 24:20 34
5. Rabotniçki 24 7 12 5 27:24 33
6. Boreci 23 9 5 9 23:23 32
7. Pelisteri 23 7 7 9 22:26 28
8. Akademija Pandev 24 8 4 12 18:25 28
9. Vardari 24 6 9 8 29:40 27
10. Sileksi 24 7 5 12 31:30 26
11. Renova 24 5 9 10 26:34 24
12. Bellasica 24 3 5 16 19:49 14
Me 4 prill do të takohen: Pelisteri-Vardari, Rabotniçki-Boreci, Shkëndija-Sileksi, Shkupi-Renova dhe Sruga TL-Bellasica.