Skuadra shqiptare Shkupi kthehet e fitore nga Kratova, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Sileksin, në kuadër të javës së 24-të të Maqedonisë së Veriut.
Për shkupjanët shënuan: Ruatubaje (35’), Lamine (70’) e Reginaldo (88’) dhe për Sileksin futbollisti Karakamishev (15′).
Shkupi është në vend të dytë me 46 pikë apo ka shtatë me pak se lideri Shkëndija.
Renova nga Xhepçishti i Tetovës, zhgënjen si vendas, pësuan humbje me 1:2 nga Makedonija GP.
Shefiti (16’) shënon për Renovën dhe Aleksovski (36’) e da Silva (90+3’) për Makedonija GP.
Struga Trim & Lum zhgënjen, mundet në Strumicë me 1:0 nga Akademia Pandev.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Vardari-Shkëndija 1:6
Sileksi-Shkupi 1:3
Renova-Makedonija GP 1:2
Bellasica-Rabotniçki 1:0
Akademija Pandev - Struga Trim & Lum 1:0
Tabela
1. Shkendija 24 15 8 1 47:14 53
2. Shkupi 24 13 7 4 35:20 46
3. Makedonija GP 24 12 5 7 36:31 41
4. Struga Trim & Lum 24 8 10 6 24:20 34
5. Rabotniçki 24 7 12 5 27:24 33
6. Boreci 23 9 5 9 23:23 32
7. Pelisteri 23 7 7 9 22:26 28
8. Akademija Pandev 24 8 4 12 18:25 28
9. Vardari 24 6 9 8 29:40 27
10. Sileksi 24 7 5 12 31:30 26
11. Renova 24 5 9 9 26:34 24
12. Bellasica 24 3 5 16 19:49 14
Me 4 prill do të takohen: Pelisteri-Vardari, Rabotniçki-Boreci, Shkëndija-Sileksi, Shkupi-Renova dhe Sruga TL-Bellasica.