Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, u paraqit pak minuta apo nga minuta e 82-të për Koln-in, duke e shijuar barazimin me rezultat 2:2 në përballje me Dortmundin, në takimin e javës së 26-të të Bundesliga I.
Verdhezinjtë avancuan në minutën e 3-të me golin e Haaland por nuk iu mjaftoi për fitore, pasi vendasit u këndellen.
Dude (35'-nga penalltia) e Jakobs (65') shënuan për epërsinë 2:1 të Kolnit. Në minutën e fundit, Erling Haaland shmang humbjen e Dortmundit, barazon rezultatin 2:2.
Dortmundi renditet në vend të pestë me 43 pikë dhe Koln është i 14-ti me 23 pikë.