Werderi nga Bremeni mbetet pa pikë në konak të vetin, duke u mposhtur me rezultat 2:1 nga Wolfsburgu i Admir Mehmedit.
Futbollisti Rashica u paraqit standard deri në minutën e 82-të, i cili pati ditë të keqe me skuadrën e tij, ndërsa Admir Mehmedi luajti titullar për Wolfsburgun dhe u zëvendësua në minutën e 86-të.
Për Wolfsburgun shënuan Saargent (9'-autogol) e Weghorst (42') dhe për Werderin Mohwald (45').
Wolfsburgu është në vend të tretë me 51 pikë pas 26 jave në Bundesliga I dhe Werderi i 12-ti me 30 pikë të tubuara.