Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur për Paulo Dybalan para ndeshjes ndaj Beneventos.
Juventusi do ndeshet me Benevetnon në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A.
Pirlo deklaroi se problemi i Dybalas nuk është fizik, por kur merr topin në posedim.
“Nuk është gjendja fizike, ai po stërvitet mirë pa top dhe po vazhdon regjimin e tij”, tha ai.
“Gjendja fizike është mirë. Ka vazhduar të vrapojë dhe nuk kemi dyshime për gjendjen e tij”, shtoi ai.
“Ka lodhje kur merr topin në dispozicion dhe kur ndryshon drejtimin”, tha Pirlo.
“Fatkeqësisht nuk e kemi pasur ende në 100% të formës, shpresojmë që të jetë një shtesë e madhe për ne”, përfundoi Andrea Pirlo.