Borussia Dortmund ka barazuar me skuadrën e FC Koln, në takimin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligës, duke rrezikuar vendin që dërgon në UEFA Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjes, ylli norvegjez, Erling Haaland reagoi me nervozizëm dhe u largua drejt zhveshtorëve, duke zhveshur fanellën, të cilën ia hodhi lojtarit kundërshtar.
Sulmuesi 20-vjeçar, vlera e të cilit aktualisht është 110 milion €, ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane në muajt e fundit, megjithëse çmimi i tij i ‘ashpër’ do të thotë që vetëm disa të zgjedhur do të jenë në gjendje t’i arrijnë shërbimet e tij.
Në fakt, agjenti i Haaland, Mino Raiola ka pohuar kohët e fundit se vetëm dhjetë klube do të jenë në gjendje të përballojnë talentin norvegjez pasi një klauzolë lirimi prej 100 milion € hyn në fuqi në vitin 2022.