Real Madridi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në La Liga, duke vazhduar kështu garën për titull.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, “Los Blancos” kanë shënuar fitore në udhëtim te Celta Vigo.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Estadio de Balaidos” ka përfunduar me rezultatin 1-3.
Karim Benzema shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e realizoi edhe Marcos Asensio. Në anën tjetër, golin e vetëm për vendasit e shënoi Santi Mina.
Benzemas i takoi nota më e lartë në këtë ndeshje. Sulmuesi francez u vlerësua me notën 9.7.
Portieri i Celta Vigos, Ivan Villar, mori notën me të ulët. Ai u vlerësua me 6.1.