Wolfsburgu ka shënuar fitore ndaj Werder Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Bundesligë.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Weserstadion” ka përfunduar me rezultatin 1-2.
Joshua Sargent (autogol) dhe Wout Weghorst shënuan në fitoren e mysafirëve, kurse Kevin Mohwald shënoi golin e vetëm për vendasit.
Te Werder Bremeni titullar ishte Milot Rashica, i cili luajti për 82 minuta, teksa Admir Mehmedi luajti te Wolfsburgu për 86 minuta.
Rashica u vlerësua me notën 6.8, kurse Mehmedi mori notën 6.4.