Tregu i transferimeve te Milan “ndizet” dhe La Gazzetta dello Sport flet për lëvizjet e drejtuesve kuqezi.
“Vlahovic dhe Vlasic në mes të rrugës” shkruan e përditshmja italiane. Rinovimi i Ibra është në horizont, por ka nevojë për një qendër sulmues i cili është në gjendje t’i japë suedezit frymë dhe shplodhje.
Shënjestra është Dusan Vlahovic, kundërshtari i radhës që luan te Fiorentina. Vlerësimi prej 40 milion euro mbetet i madh ashtu si edhe Commisso bën një mur. Kontrata e të riut serb të lindur në 2000 pritet të skadojë në 2023 dhe për momentin ai nuk duket se ka ndërmend të rinovojë.
Gjithçka është e rrjedhshme. Si dhe blerjet e Brahim Diaz dhe Meitè nga Real dhe Torino dhe gjithashtu e ardhmja e Calhanoglu, me të cilin marrëveshja për rinovimin ende mungon.
Ka raporte për kontakte me Nikola Vlasic, mesfushor sulmues 23-vjeçar i CSKA Moscow, i cili ka një vlerësim prej rreth 30 milion.