Everton dhe Manchester City kanë shkuar në pushim të pjesës së parë duke barazuar.
Ndeshja pati një dinamike dhe raste për të dyja skuadrat, por që pa mundur të “tundin” rrjetën e kundërshtarit.
Allan u ndëshkua me karton të verdhë në min (23’) pas një ndërhyrje të ashpër në Ilkay Gundogan.
Në min (33’), Calvert-Lewin pati një rast të mirë, por Ederson lëshoi portën në kohë dhe pastroi gjithçka para vetës.
Rezultati i pjesës së parë, Everton 0-0 Manchester City.