Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin u korurëzua më partneren e tij, Anastasia, në një ceremoni, ku kishte të veshura tuta sportive.
Lunin martesën e bëri publike përmes rrjetit social, Instagram, duke shfaqur imazhe nga korurëzimi.
22 vjeçari ukrainas, shkroi: “Një ditë shumë e veçantë dhe e rëndësishme në jetën tonë. Të dua”.
E veshur me të gjitha të bardhat, Anastasia, gjithashtu 22 vjeç, postoi: “Të dua. Dita më e mirë e jetës sime”.
Nuk është e qartë se sa kohë çifti kanë qenë së bashku, por ata jetojnë me njëri-tjetrin në Madrid, shkruan Insporti.
Ndryshe, Lunin nënshkroi për Realin në vitin 2018 nga Zorya Luhansk, dhe që atëherë ai është huazuar tre herë.