Klubi i futbollit A&N nga Prizreni, nuk ia pranon dorëheqjen trajnerit Megson Visoka.
“Te nderuar tifozë të klubit tonë dhe të gjithë ju futbolldashës.
Pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga kryetrajneri Visoka për ofrimin e dorëheqjes nga pozita e kryetrajnerit ju njoftojmë që sot pas takimit të mbajtur në mes kryesisë së klubit dhe kryetrajnerit Visoka, klubi nuk i ka pranuar dorëheqjen e ofruar.
Ne si klub vlerësojmë me notë maksimale punën shumë profesionale nga Megzon Visokën dhe si rrjedhojë kryetrajneri Visoka vazhdon punën me besimin e plotë të presidentit dhe kryesisë së klubit deri në përfundim të këtij kampionati dhe gjithashtu edhe ne kampionatin 2021/2022.
Njeherit duam të ju njoftojmë që klubi ynë nga sot do të fillojë të punojë fuqishëm për stinorin e ardhshëm ku objektivi kryesore do të jetë inkuadrimi në Superligë”, njofton FC A&N, skuadër që garon në Ligën e Parë të Kosovës.