Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, me Schalke 04, kanë shpresa për të mbetur në Bundesliga I.
Schalke si vendas pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Monchengladbach, në takimin e javës së 26-të.
Mustafi u paraqit titullar dhe me skuadrën e tij, zhgënjen sepse kjo humbje ia pakëson shpresat për mbetje në ligë.
Golat i shënuan Stindl (15'), Lainer (63') e Elvedi (72').
Schalke 04 është në fund me 10 pikë dhe Monchengladbach në pozitën e nëntë me 36 sosh.