Vazhdojnë luhatjet për Feyenoord në Eredivisie.
Skuadra e Dick Advocaat u ndal nga Emmen i vendit të fundit në një barazim 1:1, në një ndeshje të luajtur disi më mirë nga skuadra nga Roterdami por që në fund doli me vetëm 1 pikë.
Pikë historike kjo për Emmen që për herë të parë në histori nuk u mund në De Kuip.
Goli i Kokcu në pjesën e parë krijoi iluzionin e një fitoreje të thjeshtë për Feyenoord, por një penallti e akorduar me VAR dhe e kthyer në gol nga de Leeuw i dha një pikë të rëndësishme Emmen-it në garën për mbijetesë.