Pocchetino konfirmon rikthimin e Neymarit

Futboll

Pocchetino konfirmon rikthimin e Neymarit

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:49
Maurizio Pocchetino

Trajneri i Paris-Saint Germain, Maurizio Pocchetino ka konfirmuar rikthimin e Neymar Jr.

Neymar Jr do mund të rikthehet në ndeshjen ndaj Lyonit që do zhvillohet nesër në kuadër të xhiros së 30-të të Ligue 1.

Pocchetino duke folur për gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lyonin, konfirmoi se Neymar është rikthyer dhe është gati për lojë.

“Neymar do të jetë në skuadër për udhëtimin nesërm në Lyon. Kthimi i tij është një gëzim për të gjithë ne dhe gjithashtu edhe për të”, tha Pocchetino.

“Ashtë një plus që të jesh në gjendje të mbështetesh tek ai? Ne përdorim logjikën e thjeshtë dhe pas gati 6 javësh pa luajtur do të ishte e vështirë ta shohim atë të fillojë ndeshjen nga fillimi”, përfundoi Maurizio Pocchetino.

Lyon dhe PSG do ndeshen nesër në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat