Lojtari i Kosovës, paradite u kurorëzu, pasdite luan futboll

Futboll

Lojtari i Kosovës, paradite u kurorëzu, pasdite luan futboll

Nga: K.G. Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:05
Lojtari i Kosovës, paradite u kurorëzu, pasdite luan futboll

Mrekullitë në futbollin tonë. Kur e do futbollin, edhe kur e ke gëzimin e jetës, vazhdon po atë ditë të kurorëzimit edhe të luash në fushë. Kjo ndodhi me futbollistin e KF Korenica, Lirim Selmanaj. 

“Ishte një ditë speciale për lojtarin tonë Lirim Selmanaj i cili feston ditëlindjen, Lirimi po ashtu u kurorëzua në mëngjes me dashurin e jetës së tij.

Vetëm pak orë me vonë si një ‘Burrë i ri'  u paraqit edhe ne fushë për të ndihmuar ekipin drejt fitores.

Stafi dhe lojtarët e klubit i urojmë Lirimin dhe Florentinën duke ju dëshiruar jetë te gjatë dhe të lumtur së bashku”, shkruan në KF Korenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat