E ardhmja e Arturo Vidal mund të jetë larg Inter-it.
Sipas Canal+, trajneri i Marseille, Jorge Sampaoli, i ka telefonuar mesfushorit të Inter-it për ta bindur të transferohet në Francë.
Problemi është se kiliani paguhet 6.5 milionë euro në vit tek Inter-i.
Vetëm një sakrificënga ana e Vidal do ta bënte të mundur transferimin e tij në Ligue 1.