Baseli ka pësuar humbje në udhëtim te Lugano në ndeshjen e javës së 26-të në Superligën e Zvicrës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stadio di Cornaredo” ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Sandi Lovric dhe Mattia Bottani shënuan golat e fitores për vendasit, kurse Arthur shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 79-të.
Për aq minuta sa luajti, Zhegrova u vlerësua me notën 6.5.