Guardiola: Nuk kemi fituar ende asgjë

Futboll

Guardiola: Nuk kemi fituar ende asgjë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:49
Pep Guardiola

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për trofetë e skuadrës pas fitores ndaj Evertonit në FA Cup.

Manchester City siguroi biletën për në gjysmëfinale të FA Cup duke mposhtur Evertonin me rezultatin 2-0.

Por, pas ndeshjes, Guardiola është shprehur se “Citizens” duhet të mbajnë kokën ulur dhe të punojnë ende, meqenëse nuk kanë fituar ende asgjë.

“Kanë qenë katër muaj të çuditshëm, kemi fituar 25 ndeshje nga gjithsej 26”, tha ai.

“Tani jemi në gjysmëfinale dhe jemi në garë ende për katër tituj tjerë”, shtoi ai.

“Evertoni u mbrojt mirë, kemi vuajtur paksa deri sa kemi shënuar golin”, tha Guardiola.

“Ajo çka kemi bërë se fundmi është e mrekullueshme, por nuk kemi fituar ende asgjë, kështu që duhet të koncentrohemi e të shohim se ku do të shkojmë në fund të sezonit”, përfundoi Pep Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat