Superliga e Kosovës në futboll sjell dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 26-të.
Dueli i parë do të jetë ndërmjet, Llapit dhe Arbërisë,.
Llapi qëndron në pozitën e shtatë me 30 pikë, ndërsa Arbëria në pozitën e tetë me 27 pikë.
Arbëria po vuan me paraqitjet e fundit, ata kanë regjistruar dy humbje, dy barazime dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Dueli tjetër interesant do zhvillohet ndërmjet, Trepçës 89 dhe Ballkanit.
Ballkani ka rastin të shfrytëzojë gabimin e Dritës, e cila barazoi me Drenicën.
Ballkani me një fitore eventuale do barazonte pikët me Dritën, ndërsa Trepça 89 mban pozitën e pestë me 32 pikë, “Minatorët” së fundmi zyrtarizuan edhe dy transferime nga Afrika e Jugut.
Orari i ndeshjeve:
KF Llapi – Arbëria, ora 13:00
Trepça 89 – Ballkani, ora 13:30.