Sevilla ka barazuar në ndeshjen ndaj Real Valladolidit në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas.
Në fakt, Sevilla ishte duke e humbur ndeshjen dhe u gjend në disavantazh që nga min (44’) ku shënoi Orellana nga penaltia.
Por, pas shumë tentativave të pasuksesshme, protagonisti kryesor i ndeshjes u bë portieri i Sevillas, Bono!
Bono ishte nisur në zonën e kundërshtarit dhe përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonë ku më pas shënoi golin e barazimit në min (90+4’).
Pas ndeshjes, trajneri i Sevillas, Julien Lopetegui u shpreh i kënaqur me golin e Bonos, ai filloi të bëjë madje edhe shaka me rastin.
“E kam përjetuar me lumturi, sepse është një gjë e pazakontë”, tha ai.
“Në fund erdhi një gol i provuar në skemën e stërvitjeve (qesh), sidoqoftë, i kam dhënë komplimentet e mia Bonos”, përfundoi Julioen Lopetegui.