Superliga do të zhvillohet edhe të dielën me dy ndeshje mjaftë interesante të javës së 26-të.
Trepça ’89 që po mbledh pikët e mbijetesës do të jetë nikoqirë i Ballkanit në “Riza Lushta”.
Ishin pikërisht minatorët që ia shënuan humbjen e parë Ballkanit në vjeshtë, kur e mposhtën në atë rikthimin e çmendur nga 0:3 në 4:3.
Ndeshjet tjetër interesante ku do të luhen pikët e mbijetesës është ajo mes Llapit dhe Arbërisë.
Të dy skuadrat janë në pozitë të vështirë dhe pikët iu duhen medoemos, transmeton Olle.
Sot ka pasur të zhvillohet edhe ndeshja Prishtina- Gjilani por është shtyrë për një javë.