Besart Ibraimi theu “agjërimin” plot 658 minutësh dhe në sfidën ndaj Vardarit ishte autor I dy golave në fitoren 6-1 të Shkëndijës ndaj Vardarit.
Sulmuesi kërçovar ishte figura qëndrore në këtë përballje, pasi që shënoi 2 gola , por edhe asistoi në realizimin e tret ë tjerëve.
Tani sulmuesi i kuqeiznjëve nga Tetova, ndan vendin e parë në listën e golashënuesve të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, së bashku me ish sulmuesin e FC Shkupit, Dembo Darboe me nga 16 gola.
Kujtojmë se Ibraimi për herë të fundit në një ndeshje kampionale kishte shënuar me 9 dhjetor të vitit të kaluar kundër Bellasicës.