Martini i beson ekipit që mundi Kukësin

Futboll

Martini i beson ekipit që mundi Kukësin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:29
Martini i beson ekipit që mundi Kukësin

Te Teuta kanë vetëm dy ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen ndaj Partizanit, pasi të enjten skuadra pushoi, duke qenë se ishte e angazhuar në Kupë.

Si zakonisht përpara çdo stërvitjeje, trajneri Edi Martini u foli futbollistëve për paraqitjen ndaj Kukësit dhe kërkoj nga ata të vazhdojnë me të njëjtin përqendrim dhe impenjim edhe kundër Partizanit. Atmosfera në skuadër është e mirë, ndërsa i gjithë grupi do të jetë në dispozicion të stafit teknik, me përjashtim të sulmuesit anësor Ildi Gruda.

21- vjeçari ka dëmtuar tendinën e këmbës e djathtë dhe vazhdon fazën e riaftësimit. Ai pritet të bashkohet me grupin javën e ardhshme.

Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, Martini do t’i besojë formacionit që mposhti Kukësin të mërkurën, duke konfirmuar skemën 4-3-3. Treshja e mesfushës me E.Vilën, Aleksin dhe Dajën bëri një paraqitje të mirë në mesjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat