Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka dëshirë të përforcojë mbrojtjen në merkaton e verës.
Blutë kanë pësuar vetëm 2 gola në 13 ndeshjet e luajtura deri tani në drejtimin e trajnerit gjerman, por kjo duket se nuk mjafton për Tuchel.
Sipas The Athletic, trajneri i londinezëve ka vënë në shënjestër tre qendërmbrojtës të nivelit të lartë.
Një nga këta është lojtari i Bayern-it, Niklas Sule, i cili nuk po gjen shumë hapësira në Allianz Arena.
Tjetri është lojtari i Leipzig dhe i kombëtares Under 21 të Francës, Ibrahima Kounate, i cili ka përfunduar jashtë planeve të Nagelsmann për shkak të dëmtimeve dhe aktivizimit të pakët.
Në fund, por jo për nga rëndësia, është lojtari i Atletico Madrid, Jose Gimenez, lojtari më me eksperiencë i listës me shtatë sezone të luajtura në La Liga.