Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e marsit.
“Kuqezinjtë” më 25 mars luajnë në udhëtim te Andorra, kurse më 28 mars e presin Anglinë.
Pas tre ditëve (31 mars), Shqipëria luan në udhëtim te San Marino.
Të tri ndeshjet janë të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
Edoardo Reja sot (e diel) ka zbuluar listën me 28 futbollistët e ftuar për këto ndeshje, ku nuk mungojnë risitë.