E ardhmja e Rodrigo Bentnacur tek Juventus nuk është e sigurt.
Uruguaiani, i cili ka një kontratë deri në vitin 2024 me bardhezinjtë, ka qenë protagonist i një gafe të pafalashme në ndeshjen e par ëtë 1/8-ave kundër Porto-s.
Vlerësimi i tij është 50 milionë euro.
23-vjeçari do të kërkojë të bëjë gjithçka është e mundur të bindë bardhezinjtë që ta mbajnë, por Zonja duket se ka gati alternativën.
Sipas calciomercatoneës.com, Juventus po mendon për Sandro Tonali-n për të ardhmen. Drejtuesit bardhezinjë duket se i kanë ofruar Milan-it kartonin e Bentancur në këmbim të atij të ish-lojtarit të Brescia-s.
Një shkëmbim i barabartë, duke parë se të dy lojtarët vlerësohen 50 milionë euro. Megjithatë, ylli i kuqezinjve është tre vite më i ri se uruguaiani.