Bora e madhe që ka rënë gjatë orëve të fundit në vendin tonë ka mbuluar terrenet sportive dhe ka vënë jo pak në vështirësi ato për t’u zhvilluar aktivitetet sportive.
Gjendje më e rënduar duket në terrenet sportive në ligat më të ulëta, teksa janë në program për t’u zhvilluar ndeshjet e xhiros.
Stadiumi “Boka” në Korish të Prizrenit është mbuluar tërësisht nga bora, atje ku nga ora 14:00 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Prizrenit dhe Xërxës, e vlefshme për Ligën e Tretë në Grupin e Dukagjinit.
Situata duket e vështirë për zhvillimin e ndeshjes, megjithëse punëtorët e stadiumit po mundohen ta bëjnë gati për ndeshje, shkruan gazetasheshi.
Gjithsesi zhvillimi i kësaj ndeshje do të mbetet në pikëpyetje deri në çastet e fundit.