Fitorja e Real Madridit dje ndaj Celta Vigos bëri që tani presioni të bie mbi Atletico Madridin dhe Barcelonën që luajnë ndeshjet e tyre gjatë ditës së sotme.
Me fillim nga ora 21:00 Barcelona luan ndaj Real Sociedadit në udhëtim në kuadër të javës së 28-të në La Liga.
Katalunasit do të kërkojnë vetëm fitore për të mbetur në hap në garën për titull dhe cdo rezultat tjetër do të konsiderohej dështim, edhe pse përballë e kanë një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm.
Paraprakisht, Atletico Madrid luan ndeshjen në shtëpi ndaj Alavesit në orën 18:30, ndërsa ekipi i Koeman do të priste duarhapur një gabim tjetër të madrilenëve.