Juventusi ka përballë skuadrën e Beneventos në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A.
“Bianconerët” kanë disa mungesa të mëdha, por tani ata janë të fokusuar që t’ja rrëmbejnë titullin Interit nga duart, pas daljes nga Liga e Kampionëve.
Sandro, Cuadrado, Demiral, Dybala dhe Ramsey nuk do jenë të gatshëm për këtë sfidë.
Iago Falque dhe Kamil Glik nuk janë të gatshëm për Beneventon.
Juventusi qëndron në vendin e tretë me 55 pikë, ndërsa Benevento në vendin e 16-të me 26 pikë.
Formacionet zyrtare të klubeve.
Juventus: Szczesny, Bernardeschi, De Ligt, Bonucci, Danilo, Chiesa, Rabiot, Arthur, Kulusevski, Morata, Ronaldo.
Benevento: Montipo; Tuia, Caldirola, Barba; Foulon, Hetemaj, Viola, Ionita, Improta; Gaich, Lapadula