Ballkani nga Theranda ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Skuadrën nga Theranda nuk e ndali as bora dhe as i ftohti duke importuar tre pikë, ndërsa për Trepçën ’89 është humbje e rëndë duke e rrezikuar që të bie në zonën e rrezikut.
Golat i shënuan Mirlind Daku (36’) dhe Arbër Hoxha (69’).
Pas javës së 26 në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 55 pikë, sa ka edhe Drita në pozitën e dytë, pasojnë Prishtina me 50 pikë, Trepça ’89 bie në vend të gjashtë me 32 sosh.
Superliga e Kosovës
Llapi-Arbëria 4:3
Trepça '89-Ballkani 0:2
Prishtina-Gjilani me 30 mars
Drita-Drenica 1:1
Besa-Feronikeli 2:1
Tabela
1. Ballkani 26 17 4 5 58:30 55
2. Drita 26 16 7 3 39:19 55
3. Prishtina 25 15 5 5 44:17 50
4. Gjilani 25 9 9 7 24:25 36
5. Llapi 26 10 3 13 36:35 33
6. Trepça ’89 26 9 5 12 27:36 32
7. Feronikeli 26 7 10 9 30:24 31
8. Arbëria 26 7 6 13 28:40 27
9. Drenica 26 6 9 11 21:36 27
10. Besa 26 2 4 20 19:64 10
Me 3 prill do të takohen: Arbëria-Drita, Drenica-Trepça '89, Ballkani-Prishtina, Feronikeli-Llapi, Gjilani-Besa.