Sulmuesi i Ballkanit nga Theranda, Mirlind Daku, nuk ka të ndalur, sot shënoi edhe në Mitrovicë për fitoren e skuadrës së tij, me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89.
Daku kryeson bindshëm listën e shënuesve në elitën e futbollit të Kosovës.
Ai udhëheq listën e shënuesve me 26 gola, duke e lënë pas Marclei Cesar të Arbërisë, që ka realizuar 8 gola, pastaj Darko Nikaç (8) të Gjilanit, Kastriot Rexhën (8) e Dritës, Marko Simonovskin (8) e Feronikelit.
Daku është i pakapshëm dhe qysh tani dihet se do të jetë shënuesi më i mirë, por varet edhe sa gola do t’i shënojë deri në fund.