Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka thënë se me lojë të mirë nuk fitohen pikët.
Skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit pësoi humbje në udhëtim te Llapi në ndeshjen e javës së 26-të.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 4-3.
“Pakujdesitë po na përsëriten, mirëpo më gëzon fakti se djemtë nuk dorëzoheshin.
Por, loja e mirë nuk të sjell pikë. Unë besoj te këta djem deri në fund të kampionatit. Ka ende lojë për t’u luajtur dhe unë kam besim te këta djem. Këto dy javë të pushimit do të na shërbejnë për të mirë për t’u kompletuar”, ka thënë Morina për “Art Sport”.