Vëllaznimi nga Gjakova nuk është askund dhe rrezikon të bie në kategorinë e tretë përkatësisht në Ligën e Dytë të Kosovës.
Gjakovarët sot humbën takimin me rezultat 0:2 nga Istogu.
Golat i shënuan Erjon Çeta e Herolind Zekaj.
Vëllaznimi bie në vend të parafundit, të nëntë me 17 pikë dhe Istogu përforcon pozitën e tretë me 36 pikë.
Eu Vëllaznim eu, marre iu koftë, poshtë keni ra, një klub me nam, përpëlitet për ekzistencë!
Derbi i madh mes Malishevës dhe Dukagjinit, përfundoi pa gola (0:0). Malisheva kryeson me 42 pikë duke lënë pas Dukagjinin me 40. Arsim Thaçi, trajner i Malishevës nuk e fitoi sfidën ndaj Armend Dallkut të Dukagjinit.
Liga e Parë, grupi A
Liria-Vushtrria 7:1
Drenasi-Onix 2:1
Trepça-A&N 5:3
Vëllaznimi-Istogu 0:2
Malisheva-Dukagjini 0:0
Renditja
1.Malisheva 20 13 3 4 36:14 42
2. Dukagjini 20 11 7 2 33:14 19 40
3. Istogu 20 10 6 4 26:15 36
4. A & N 20 9 2 9 32:26 29
5. Onix 20 7 6 7 23:27 27
6. Liria 20 6 7 7 25:18 25
7. Drenasi 20 4 8 8 22:30 20
8. Trepça 20 5 5 10 21:36 20
9. Vëllaznimi 20 4 5 11 10:26 17
10. Vushtrria 20 3 7 10 11:33 16
Në javën e ardhshme do të takohen: Dukagjini-Liria, Istogu-Malisheva, A&N-Vëllaznimi, Onix-Trepça dhe Vushtrria-Drenasi.