Arsenali është duke u mposhtur 2:0 nga rivali i qytetit Ëest Ham United, në kuadër të Premier Ligës.
Golin e parë e shënoi Jesse Lingard në minutën e 16-të për rezultatin 1:0, ndërsa vetëm një minutë më vonë Jarred Bowen shënoi për 2:0.
Lingard shënoi një supervollej gol duke mposhtur me shumë klasë portierin gjerman Berd Leno.
Mesfushori anglez që nga transferimi në formë të huazimit në janar nga Manchester United, ka rikthyer formën e tij më të mirë.