Reims fiton, Berisha 18 minuta

Futboll

Reims fiton, Berisha 18 minuta

Nga: K.G. Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:54
Reims fiton, Berisha 18 minuta

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, u paraqit në 18 minutat e fundit dhe iu gëzua fitores së Reimsit si mysafirë, me rezultat 1:0 ndaj Dijonit të Bersant Celinës. 

Në minutën e 50-të, Dia shënoi për fitoren e madhe të Reimsit.

Futbollisti Berisha si zëvendësues dhe Arbër Zeneli qëndrojë në bankë, ndërsa Celina luajti standard.

Reims renditet në vend të 12-të pas 30 jave në elitën e futbollit francez, ndërsa Dijon në fund ka 15 pikë dhe pak ose fare nuk ka shpresë për mbetje në ligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat