Cristiano Ronaldo me Juventusin në Torino turpërohen nga skuadra e Beneventos, duke u mposhtur me rezultat 1:0.
Gaich në minutën e 69-të shënoi për fitoren e madhe të Beneventos.
Humbje që nuk kapërdihet nga drejtuesit e Juves, veçmas nga trajneri Pirlo, pasi që tani ngecin shumë larg luftës për titullin e kampionit.
Pas 28 jave në Serie A, Juventus është në vend të tretë me 55 pikë apo ka 10 me pak se lideri Interi dhe Benevento renditet në pozitën e 16-të e 29 sosh.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit 59 minuta për Torinon dhe pësuan humbje në Genoa me 1:0 nga Sampdoria.
Golin e shënoi Candreva në minutën e 25-të. Samdpdoria zë vendin e dhjetë me 35 pikë dhe Torino është e 17-ta me 23 sosh.